• |
ide | kryesore

Arrestohet autori i plagosjes me armë në një hotel në Ksamil

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia e Sarandës njoftoi se ka mundur të zbardhë plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e së premtes në një hotel në Ksamil.


Autor i plagosjes është Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.


“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk bëhet i ditur emri i personit të plagosur. ©Lapsi.al

1 Comment

  1. Ne talibanet i ke ketu, ndersa usa na ben presion per te sjell origjinal nga afganistani. Origjinaleve te pakten nuk do i marrin me vete armet kur shkojne ne plazh me pushime se lahen me robe u rendojne ne det.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu