• |
ide | kryesore

Inter, Juventus e Atalanta në shtator, në Champions, pa kampionët e mëdhenj: i gjithë faji i Kupës së Botës

-Instant, Sport



Kualifikueset për Kupën e Botës rrezikojnë t’i vënë në vështirësi ekipet e mëdha të Serie A, veçanërisht në funksion të ditës së parë të Ligës së Kampionëve. Pas njoftimit për shtyp të FIFA-s, që autorizoi ndryshimin e kalendarit për dy ndeshjet e humbura për shkak të Covid në pranverë, Conmebol ka zyrtarizuar datat e reja: në shtator dhe tetor nuk do të ketë 2, por 3 ndeshje, siç ndodhi në Evropë.

Kjo do të thotë që në shtator ndeshja e fundit do të luhet natën mes datës 9 dhe 10 e se ekipet evropiane do të jenë në gjendje ti kenë lojtarët e tyre në dispozicion jo më herët se të shtunën ose të dielën. Një problem i madh për italianet në Champions, duke qenë se ndeshjet e para të grupit do të luhen më 14 dhe 15 shtator.

KALENDARI— Kalendari i javës së tretë të Serie A do të kushtëzohet në mënyrë të pashmangshme, përvec Champions (shorti do të hidhet në 26 gusht në Nyon), edhe nga impenjimet e ekipeve kombëtare: kushdo që luan në Kupë të martën do të jetë në gjendje të kërkojë të luajë të shtunën, por me rrezikun që të mos ketë në skuadër amerikano-jugorët. Juventus, pas pauzës, do të shkojë në transfertën e Napolit dhe mes lojtarëve të tij të grumbulluar në kombëtaret e Amerikës së Jugut janë Dybala, Danilo, Alex Sandro, Cuadrado dhe Bentancur. I njëjti problem për Atalantën, të cilët rrezikojnë të përballen me Fiorentinën pa Musso, Muriel dhe ndoshta Zapata (thirrja në dyshim për shkak të një problemi në gju) dhe Inter, që do të shkojë në shtëpinë e Sampdorias me dilemën Vidal, Vecino, Lautaro dhe Sanchez (dy të fundit të dyshimta për shkak dëmtimi).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *