• |
ide | kryesore

U vranë me kallashnikov të dielën, trupat e pajetë u zbuluan sot/ Çifti në Shkodër ishin prindër të tre fëmijëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbardhen të tjera detaje nga krimi i dyfishtë në familjen në Shkodër, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla vrau me kallashnikov bashkëshorten e tij 83 vjeçe, Sanije Bandulla.


Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se krimi i rëndë ka ndodhur pasditen e të dielës, pasi komshinjtë kanë dëgjuar të shtënat, por policia ka arritur të zbulojë trupat e pajetë ditën e sotme.


Siç raporton gazetari Nikshiqi, çifti i moshuar kishte tre fëmijë, që jetonin prej vitesh jashtë shtetit, në SHBA dhe Gjermani. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se 79-vjeçari kohët e fundit kishte probleme me depresionin, pasi kishte marrë dhe ilaçe për t’u kuruar.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu