• |
ide | kryesore

Biden: Trupat e SHBA do të qëndrojnë në Afganistan deri sa të evakuohet çdo amerikan

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Joe Biden premtoi trupat amerikane do të qëndrojnë në Afganistan derisa të evakuohet çdo amerikan, edhe nëse kjo do të kërkonte të mbahej një prani ushtarake atje përtej afatit të 31 gushtit. Presidenti hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar evakuimin dhe tërheqjen, që është shoqëruar me skena dhune dhe kaosi, ndërsa mijëra vetë u përpoqën të largohen, ndërsa talebanët morën pushtetin.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë “gjithçka në fuqinë e tyre” për të evakuuar amerikanët dhe aleatët amerikanë nga Afganistani para afatit.

“Nëse kanë mbetur qytetarë amerikanë, ne do të qëndrojmë derisa t’i nxjerrim të gjithë”.

Në Afganistan janë gati 15,000 amerikanë, pasi talebanët morën kontrollin e plotë të vendit fundjavën e kaluar.



5 Comments

  1. Çudi e madhe !Kurre me pare Amerika nuk ka negociuar me terroriste ?!
    Pse tani,pse ky deshtim,pse ky poshterim i Simbolit te lirise dhe mbrojtjes se vlerave njerzore ?!
    Persa ne USA drejton nje matuf plak e biznesmene kjo mund te ndodhte !!!???
    Mbi çdo gje interesat e saj ?!Po popullit Afgan qe ia Serviret nje qeverisje monster,super te korruptuar si i behet ?!
    Historia do ju ndeshkoje dhe nuk do ua fale dhe aq lehte kete qe bete me Afganet ?
    Te tjeret duhet te marrin nje mesim fatkeqesisht me pasoja te tmerrshme,po nese nuk jane te kapur nga korrupsioni duhet te perballojne dhe presionin e interesave Amerikane(te nje administrate qe ne fakt nuk perfaqeson Ameriken )nuk jane ne nje drejtim me ato te popujve qe perdoren si Kavie !!!

  2. Po e thote qarte, nuk i rruhet per afganistanin. Nuk deshtoi dhe as humbi. Do te iki se nuk do te jape me pare..Perse filozofoni kot! jeni bo te gjithe “antiimperialiste” ju shpelafte Lana, ju shpelafte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *