• |
ide | kryesore

DALIN PAMJET/ Zjarri përfshin kodrën pranë hoteleve në Radhimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr masiv ka rënë pasditen e së enjtes në zonën e Radhimës në Vlorë. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, teksa forcat zjarrfikëse vijojnë ende të punojnë për shuarjen e flakëve..

Mësohet se zjarrfikësit kanë arritur të vënë pjesërisht nën kontroll flakët që po përhapeshin në të gjithë kodrën. Flakët kanë shkrumbuar disa dhjetëra pemë ullinj dhe një banesë të pabanuar.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka deklaruar se nuk ka më rrezik për banesat dhe hotelet aty pranë.

Zjarri u aktivizua pranë një gjeneratori, por flakët u përhapën me shpejtësi. Pamjet e publikuara treguan pushuesit që braktisnin hotelet dhe dilnin me çanta në krahë në rrugë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *