• |
ide | kryesore

Policia ndalon 26-vjeçarin me Range Rover,çfarë iu gjet në çantë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit. Sipas informacioneve, është vënë në pranga Enger Muça banues në Manzë të Durrësit. I riu po udhëtonte në aksin Manëz – Maminas me automjetin tip Range Rover kur u ndalua nga Policia e Durrësit dhe Forcat Operacionale. Gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës iu gjet një pistoletë dhe 2 krehëra me 15 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *