• |
ide | kryesore

Raportoi mes talebanëve dhe tani largohet nga Kabuli, gazetarja e CNN: Ne jemi fatlumët

-Instant, Lajme, Planet



Clarissa Ward, korrespondentja e CNN në Afganistan, e cila vazhdoi të mbulonte ngjarjet në rrugët e Kabulit për disa ditë edhe pas mbërritjes së talebanëve, u largua nga vendi mbrëmë. Sikurse ka njoftuar përmes llogarisë së saj në Twitter, Ward ka mbërritur në Katar.

“Sapo zbritëm në Doha me ekipin dhe pothuajse 300 të evakuuar afganë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, Forcave Ajrore Amerikane që na nxorrën jashtë dhe Katarit që na mirëpriti. Ne jemi fatlumët”, shkroi gazetarja.

Ndërkohë, mësohet se rreth 12,000 të huaj dhe afganë që punojnë për ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare janë larguar nga Afganistani që kur talebanët morën kontrollin mbi Kabulin të dielën e kaluar. Talebanët kanë mohuar përgjegjësinë për kaosin në aeroportin e Kabulit, i cili është i rrethuar nga mijëra njerëz të dëshpëruar që kërkojnë të largohen nga vendi, duke thënë se Perëndimi mund të ketë një plan më të mirë evakuimi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *