• |
ide | kryesore

Video/ Super Inter, katër gola e dy të anulluar: Dzeko e Calhanoglu bëjnë të harrohet Lukaku

-Instant, F1, Sport, Video



Në startin e Serie A, Inter mposht 4-0 Genoan, duke i dhënë Inzaghi nisjen më të mirë të mundshme të aventurës së tij në pankinën zikaltër. Në San Siro, Inter vuri në kasafortë rezultatin në vetëm 14′ minuta: në të 6′ Skriniar me kokë zhbllokoi ndeshjen në zhvillimet e një goditje këndi të ekzekutuar nga Calhanoglu e vetë turku dyfishoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zonës. Vidal bëri tris në minutën e 74′, pastaj i shërbeu Dzekos asistin për pokerin e shënuar me kokë në minutën e 87′. Në ndeshjen tjetër, Sassuolo bën goditjen në transfertën e Veronës, duke u imponuar 2-3.


E anashkaluar në parashikimet për kampionin e ardhshëm, Interi i Inzaghit i dërgon një sinjal të qartë kampionatit në ditën e rikthimit të tifozëve në stadium. Kujdesi ishte i detyruar, edhe sepse Genoa në këtë ndeshje nuk bëri pothuaj asgjë. E megjithatë, spektakli ishte vërtetë impresionues. Pasi humbi në merkato shpejtësinë e Hakimit e forcën e Lukakut, Simone Inzagji i dha vazhdimësi idesë së Contes, por me një lojë shumë me diversive. I ndricuar nga një super Calhanoglu, autor i një goli spektakolar (e një akoma më i bukur iu anullua) e një asisti për Skriniar, e nga siguritë e Vidal e Dzeko në pjesën e dytë, zikaltrit marrin pikët e para dhe i paralajmërojnë të gjithë: ti marrin titullin nga fanella nuk do të jetë fare e lehtë.

Ka nisur me një fitore rrugëtimi në Serie A i Sassuolos së Dionisit, që në Bentegodi mposhti 3-2 Veronën. Sfida u zhbllokua në minutën e 32′ me golin e Raspadorit me asist të Djuricic, që në minutën e 51′ dyfishoi rezultatin. Hellas, me 10 lojtarë për gjithë pjesën e dytë pas të kuqit në kohën shtesë të Velosos, shkurtoi diferencën me penalltinë e Zaccagnit (70′), por Traore mbylli historinë në minutën e 77′ me një të djathtë me kthesë fantastike: i kotë dygolëshi i Zaccagnit në minutën e 90′.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *