• |
ide | kryesore

Video/ Tottenham me pikë të plota, edhe pa Kane: United shpëton mirë në Southampton

-Instant, F1, Sport, Video



Manchester United nuk arrin të superojë Southampton në javën e dytë të Premier League 2021/2022. Djajtë e Kuq e panë veten në disavantazh për një autogol të Fred pas gjysmë ore lojë, pastaj rikuperuan me Greenwood në pjesën e dytë, por në fund tre pikët nuk vijnë. Buzëqesh, ndërkohë, Nuno Espirito Santo në sfidën ndaj së kaluarës së tij: Tottenham, me Kane në fushë vetëm në 20 minutat e fundit, fiton ndaj Wolverhampton falë një penalltie të Alli.

SOUTHAMPTON-MANCHESTER UNITED 1-1
Goditje dhe kundërpërgjigje mes Southampton dhe Manchester United në javën e dytë të Premier League 2021/2022. Djajtë e Kuq nuk ishin në gjendje të përsërisin goleadën e një jave më parë, kur i shënuan pesë gola Leeds, por përkundrazi vuajtën për të rrëmbyer një pikë në fushën e skuadrës së Hasenhuttl. Vendasit madje kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë falë një autogoli të Fred, ndërsa të besuarit e Solskjaer reaguan në fillim të pjesës së dytë dhe arritën të barazojnë në minutën e 55 me Greenwood. Pas kësaj ndeshja u fut në ekuilibër dhe për United vjen një dështim i vogël, ndërsa Southampton mund ti gëzohet një barazimi të çmuar.

WOLVERHAMPTON-TOTTENHAM 0-1
Vazhdon momenti i formës së mirë për Tottenham të Nuno Espirito Santo, që sfidonte të kaluarën kundër ish-klubit të tij, në të cilin ai ishte trajner për katër sezone. Pas fitores së rëndësishme në javën e parë kundër Manchester City (1-0), Spurs përsëriten me të njëjtin rezultat në Wolverhampton, që pësoi humbjen e dytë në po aq ndeshje. Edhe pa Harry Kane, i cili hyri në fushë vetëm në minutën e 72 dhe është ende në bisedime për të kaluar te City deri në fund të merkatos, Tottenham luajti një ndeshje bindëse dhe fitoi falë një penalltie të shndërruar në gol nga Alli në minutën e 9. Pas avantazhit skuadra e Londrës veriore menaxhoi rezultatin, zmbrapsi sulmet e vendasve duke qendruar kështu me pikë të plota në renditje.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *