• |
ide | kryesore

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 397 raste të reja, asnjë jetë të humbur (Harta)

Arkiva, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin ditor të Covid 19.

Burimet zyrtare thanë se janë 397 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa nuk ka humbje jete.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4029 testime, 397 raste të reja, dhe 178 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki:

88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë humbje jete

Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 397

Të shëruar në 24 orë 178

Të shtruar në spitale 84

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4029

Testime totale 1,000,523

Raste pozitive 139,721

Raste të shëruara 131,451

Raste Aktive 5792

Humbje jete 2,478

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2231

Shkodër 928

Vlorë 559

Fier 473

Durrës 362

Lezhë 275

Elbasan 266

Berat 202

Gjirokastër 180

Korçë 139

Kukës 100

Dibër 77



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *