• |
ide | kryesore

Covid ‘mbërthen’ Shqipërinë, shifrat rriten frikshëm, 800 raste të reja dhe dy jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancin ditor të Covid 19. Burimet zyrtare thanë se janë 800 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 2 humbje jete.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5018 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 800 qytetarë, në këto bashki:

160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.

Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë: një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 800

Të shëruar në 24 orë 157

Të shtruar në spitale 90

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 5018

Testime totale 1,005,541

Raste pozitive 140,521

Raste të shëruara 131,608

Raste Aktive 6433

Humbje jete 2,480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2441

Shkodër 1079

Vlorë 600

Fier 525

Durrës 415

Lezhë 320

Elbasan 304

Berat 241

Gjirokastër 195

Korçë 150

Kukës 93

Dibër 70



3 Comments

  1. Ne korce nuk te ze, futi nje birre, merr nje socialist me vete e nuk te ze. Festa e serbit u be virale, te gjithe bota e meosje se ne Korce nuk te ze.

  2. Dje ishte numri 397 sot 800> me ashensor i ngrini keto numra se sju beson njeri o ju qifsha robt megjithe virus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *