• |
ide | kryesore

Rama “harron” shqiptaren e mbetur në Afganistan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i tha gazateres së CNN, Biana Golodryga se në Afganistan nuk ka më shqiptarë të mbetur që duan të largohen.

“Jo nuk ka shqiptarë të mbetur atje” – tha prerë Rama.

Në fakt vetëm pak ditë më parë u bë e njohur kërkesa e një 36-vjeçareje shqiptare e identifikuar si Ana që kishte mbetur e bllokuar në Kabul.

Ajo punonte në Afganistan për një organizatë të huaj prej disa vitesh.

36-vjeçarja kishte kontaktuar ministrinë tonë të jashtme e cila konfirmoi se po punonte për evakuimin e saj.

Por deri më sot nuk ka pasur asnjë lajm se Ana është nxjerrë nga Kabuli.

Ndoshta Rama di ndonjë gjë më shumë, ose thjesht “e harroi” meqë po fliste bukur në CNN. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Nqs Rama tha qe nuk ka Shqiptare atje atehere Ana me siguri nuk eshte Shqiptare, Lideri Suprem Ramalla Taleban III nuk genjen pasi reciton vetem fakte

  2. Nuk ka rendesi Ana ,si ana kan ikur 400 mije nga ketu,pastaj puna e Anes eshte si puna e Turit ne pyetjen e provimit te matures.
    Rendesi ka qe me afganet te jemi ne rregull mos na mungoj asnje nga ata 300 ose 3000 qe do vine ketu se pasta hajde degjoje BE.
    E ta lumsha o Palikari ti je per babe e shkuar babes,por babe shkedhat qe nuk do femijt e vete por te botes,hallall ta kesh sisen e babes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *