• |
ide | kryesore

SHÇBA prangos policin e krimeve ne komisariatin 6: Merrte ryshfet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Levdat Veselaj, 46 vjeç, agjent krimesh pranë Komisariatit të Policisë nr.6 në kryeqytet është arrestuar nga SHÇBA. Mësohet se drejtoria rajonale e SHÇBA në Tiranë, ka arrestuar agjentin, i cili dyshohet korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Në komunikimin zyrtar, SHÇBA bën me dije se Veselaj, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për një periudhë të gjatë kohe, ka marrë shuma monetare në këmbim të premtimit për mosveprim të strukturave policore, në fushën e ndërtimeve pa leje.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari.
Pak ditë më parë, dega e Tiranës arrestoi efektivin e RENEA-s, Rael Luli, i akuzuar si kreu i një grupi të shpërndarjes së drogës në disa zona në kryeqytet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *