• |
ide | kryesore

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën për lirim nga qelia të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i akuzuar për trafikun e 49 kg kokainë.  Gjyqtari, Dhimitër Lara, nuk pranoi të zbusë masën e sigurisë megjithëse edhe prokurori ishte dakort me një masë më të lehtë sigurie.

72-vjeçari, Selim Çekaj, ndodhet prej javësh në spital. Në seancën e mëparshme avokati i tij Maksim Haxhia kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara nga vendimi për ndryshimin e masës pasi pretendon se i njëjti gjyqtar ka gjykuar të birin, Arbër Çekaj. Ndonëse në fillim të gushtit Prokurorët e SPAK kërkuan zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën “arrest në burg”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *