• |
ide | kryesore

‘Apeli’ dënon në mungesë me 15 vite Domart Konjari, në kërkim për kokainë dhe heroinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Konjari prej disa vitesh në kërkim, u gjykua për drejtimin e një grupi kriminal për trafik kokaine dhe heroine. Gjatë procesit në Shkallë të Parë u dëgjuan dhjetra dëshmi të shtetasve francez dhe një sërë provash të sjella nga Franca. Lirimi në 2015 çoi në arratisjen e tij.

Emri i Konjarit përmendet si i përfshirë direkt ose indirekt në disa vrasje për trafikun e drogës. Dosja e tij është transferuar nga Franca për në Shqipëri dhe ndër të tjera ai akuzohet edhe për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *