• |
ide | kryesore

Fjalët e Plorit i kanë mbetur ‘plagë’, Martini i gjen rastin: “Shpresoj t’i ketë pëlqyer edhe loja jonë”

-Instant, Sport



Teuta rrëmben një tjetër trofe, duke mposhtur direkt rivalin kryesor për titull të sezonit të kaluar Vllazninë. E ndoshta sepse është edhe vetë shkodran, apo për ambicje profesionale, tekniku i Teutës, Edi Martini, ka gjetur momentin për të ironizuar kritikat e ardhura nga zëvendëstrajneri i kuqebluve Elvis Plori, në lidhje me lojën e skuadrës së tij.

“Jemi në vazhdimësinë e lojërave të mira që kemi bërë. Kjo e tregoi se kush e meritoi kampionatin, duke qenë se kishte konkurrencë për titullin mes nesh. Shpresoj t’i ketë pëlqyer edhe loja jonë” – ka thënë tekniku për RTSH, apas ndeshjes. “Fillim i mbarë? Shpresojmë se edhe vitin tjetër e kemi nisur me trofe, fituam e dolëm kampionë. E dimë që është e vështirë, kampionati është i egër, ka ekipe të forta. Shpresojmë të bëjmë më të mirën.

Me 3-0 kundër Vllaznisë në Superkupë, Edi Martini ka festuar trofeun e katërt radhazi në një vit me klubin e Teutës: me durrsakët ai ka fituar Superkupën e edicionit të kaluar, Kupën, titullin kampion e tashmë përsëri Superkupën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *