• |
ide | kryesore

Jetonte vetëm, gjendet i varur në banesë 62-vjeçari në Gramsh

-Instant, Lajme, Të fundit

Një 62-vjeçar me iniciale Y.T. i cili jetonte i vetëm në banesën e tij në Gramsh është gjetur i varur mëngjesin e sotëm nga familjarët.


Policia njofton se tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e saj.


“Më datë 29.08.2021, rreth orës  07:00, në fshatin Valës, Gramsh,  në  banesën e tij,  është gjendur i vetëvarur nga familjarët,   pa  shenja dhune  shtetasi Y.T,  62 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu