• |
ide | kryesore

Policia arreston 6 shoferë, vendos mbi 1500 gjoba

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Policia vazhdon me njoftimet e përditshme mbi maasat dhe ndëshkimet që ka marrë ndaj shkelësve të kodit rrugor.

Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të policisë, janë ndëshkuar me gjobë 1554 shoferë, iu është marrë patenta 34 prej tyre, ndërsa 6 prej tyre janë vënë në pranga.

Detaje nga njoftimi i policisë: 

“Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masë alkooli deri në 0.56 mg/l.

Janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varion nga 83 km/orë në qendrat e banuara deri në 172 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1554 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Nga Policia Rrugore e Elbasanit është arrestuar në flagrancë shtetasi E. V., 27 vjeç, banues në Cërrik, i cili pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke xhiruar gomat dhe duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin, i ka ofruar një kartëmonedhë me prerje 5.000 lekë punonjësit të Policisë, për të shmangur masën administrative.” – thuhet në njoftimin e policisë. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *