• |
ide | kryesore

Shkodër/ U kap me euro dhe lekë të falsifikuara, arrestohet 35-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”. Blutë e qytetit verior njoftojnë se në pranga është vënë Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 71.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *