• |
ide | kryesore

Nuk pranuan të vaksinohen, pezullohen rreth 6 mijë punonjës shëndetësorë në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



5 mijë e 895 personel mjekësor janë pezuluar në Greqi, pasi kanë refuzuar të vaksinohen.

Protothema shkruan se vendimi i marrë nga qeveria për të pezulluar të gjithë personelin mjekësor të pavaksinuar, duke filluar nga punonjësit e spitaleve dhe deri të mjekët, ka hyrë në fuqi të mërkurën.

Ndërkohë që personat e pezulluar kërkuan po në Gjykatën Administrative që të hiqet vendimi i qeverisë, gjë që e cila nuk ndodhi. Gjyqi i radhës për këtë vendim pritet të mbahet në 8 tetor.

Ultimatumi për pezullimin e personelit mjekësor nga puna, nëse nuk vaksinohen është dhënë prej kohësh nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis. Ky vendim gjithashtu ka shkaktuar protesta në Athinë si dhe në Selanik.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë infektuar 590,832 persona me Covid, ndërsa 13,669 të tjerë kanë humbur jetën.



3 Comments

  1. Together We Can! All right reserved! Pa merak! 😀

    Bravo greket!

    Kemi thene dhe themi shume gjera per ta, mbase jane te verteta, por nga ana e solidaritetit, jane shume perpara nesh! Ne jemi akoma ne periudhen skllavopronare. Nuk kemi bythe te kundershtojme dot zotat! Dhe me c’duken bathet do jemi edhe per shume kohe pjese e kesaj kenete!

  2. Po keta “plandemistat” na cane Ramazanin duke na thene qe vaksionohuni qe se spo ju perballojne spitalet dhe stafet e spitaleve. Tani me 6 mije infermiere me pak, cudi si nuk e paskan problem kete pune?? Keta e duan qe gjithe stafi spitalit mos ta beje vaksinen e ti pushojne nga puna dhe te shkojne te behen doktora e infermiera politiqenerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *