• |
ide | kryesore

1 mijë e 400 raste të reja dhe 26 viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar me Covid-19.

Në total numri i rasteve aktivë ka shkuar në 26 mijë e 525.

Ndërkohë prej katër ditësh 100 qytetarë në Kosovë kanë humbur jetën nga COVID-19, një trend ky i frikshëm.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *