Ish-kryeministri Sali Berisha e thotë se nëse do ishte në krye të opozitës nuk do hynte në zgjedhjet e 25 prillit.
“Në këto zgjedhje pati diçka të papranueshme që ishte marrja e të dhënave personale me patronazhistët. Unë nuk kam qenë asnjëherë për bojkot zgjedhjesh, por në këto zgjedhje unë nuk do të kisha hyrë.
Basha mori pjesë dhe nuk beri gabim. Në atë kohë ishim jashtë sistemit pas djegies së mandateve. Dhe duhej të rikthehej. E thashë këtë për të kuptuar se sa të rëndë e konsideroj unë skandalin e patronazhistëve,”- tha Berisha në Euronews Albania duke komentuar edhe zhvillimet brenda opozitës.
“Opozita është në ditën më kritike të ekzistencës së saj që nga themelimi, lidhur me PD. Unë e kam shprehur kundërshtinë time për hapjen e fushatës elektorale në parti. Unë gjykoja kritike angazhimin në evidentimin e masakrës zgjedhore dhe pastaj analizën sepse unë nuk them që PD nuk kishte mangësitë e saj në lidhje me rezultatin.
Ajo që ra në sy ishte që kryetari dhe kundërshtarët e tij ranë dakord të hynin në fushatë. Për mua ishte shumë gabim, por nuk kisha si të dilja kundër. Zgjedhje me aklamacion nuk ka bërë ndonjëherë PD, por nuk është se nuk ekzistojnë. Ka edhe në parti të qendrës së djathtë. Unë kam pasur një formë tjetër.
Pse them se opozita është në momentin më kritik? Opozita merret këtë vit me humbjen e tretë në zgjedhje që është hera e parë në historinë e pluralizmit. Ka 60 mijë vota më pak. Nëse opozita nuk gjen forma të reja aktivitetesh, në zgjedhjet e radhës Rama do të dyfishojë masakrën zgjedhore” – tha Berisha. ©LAPSI.al
ky plehi duhet djeg me ca i mban pragu deres. skan faj amerikanet qe esht pengmarres i demokracise
Ik ore bythqir se patronazhist keni te gjith ju dhe ti e di mir. Fillove lojen ti.
Shumë pak e shumë vonë o doktor! Opozitën tashmë e ka marrë lumi. Faleminderit qe na solle për kryetar këtë që i lyen flokët me xhel!
Ngroh kolltukun tani!
Pa hequr Lulzime Sorren dhe sorrat e tjera, PD do katandiset sh keq
Kushedi sa qindra milion euro kane kaluar oqeanin qe Berisha mos ta kaloje oqeanin.
Berisha sot është një element i shëmtuar dhe më i diskretituar në të gjithë historinë e politikës shqiptare. Ai ndërtoi shtetin me element kriminal, ka ndërtuar familje kriminale dhe ka minuar demokracinë dhe këtë i ka thënë SHBA. Nëse ai do të shkojë në parlament, atëherë Basha është i zënë rob në kutinë e Berishës”