• |
ide | kryesore

Kuçovë/ Arrestohet 21-vjeçari me armë zjarri

-Instant, Lajme, Të fundit



Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri në Kuçovë është kapur dhe arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri. Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket Hima 21 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *