• |
ide | kryesore

Mijëra njerëz në protesta kundër vaksinimit të detyruar në Hollandë

-Instant, Arkiva, Planet

Më shumë se 10.000 njerëz në Holandë protestuan kundër vaksinimit dhe kufizimeve të qeverisë të vendosura për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).


Qytetarë të shumtë u mblodhën në Sheshin Dam në Amsterdam dhe marshuan në shenjë proteste ndaj politikës së qeverisë në luftën kundër COVID-19. Protestuesit thanë se nuk ndihen të lirë për shkak të vaksinimit të detyruar të qeverisë dhe kufizimeve të tjera.


Qytetarët mbushën sheshin dhe më pas duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Së bashku për Holandën”, mbajtën një marsh protestues deri në Stacionin Qendror Hekurudhor.

Protestuesit e mbledhur mbanin pankarta ku shkruhej: “Kjo nuk është e vërtetë”, “Mos ma prek trupin”, “Mjaft më” dhe “Nuk duam pasaportë COVID”.

Protesta u mbështet nga partitë e ekstremit të djathtë dhe kundërshtarët e qeverisë.

Në protestë mund të shiheshin flamuj holandezë, si dhe simbolet që përdorin lëvizjet dhe organizatat e ekstremit të djathtë në vend.

Protestuesit që mbanin çadra të verdha e përfunduan marshimin prej shtatë kilometrash me thirrjet për “liri”.

Protestat, të siguruara nga një numër i madh policësh, përfunduan pa incidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu