• |
ide | kryesore

Kryemadhi asnjë fjalë kundër mazhorancës, Ilir Meta flet me superlativa për Parlamentin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sot shohim një LSI tjetër nga ajo çka kishim para zgjedhjeve të 25 prillit.


Monika Kryemadhi nuk pati asnjë fjalë për të thënë jashtë seancës së Kuvendit. Asnjë fjalë që do shkonte në sinkron me qëndrimet e saj radikale para zgjedhjeve.


Ndërkohë, Ilir Meta, Presidenti që para zgjedhjeve bënte thirrje për prerje duarsh, mprehje sfurqesh e se nuk do të njihte asnjë mazhorancë që do kishte Edi Ramën në krye, reagoi në Facebook duke folur me superlativa për formën që mori këtë legjislaturë të re Kuvendi.

“Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!
Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!
Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.” – shkroi Meta. ©LAPSI.AL 

9 Comments

  1. UA KA NI BYTHA LAGESHTINEN . TANI QE JA FUTEN EDHE BERISHES KETA TE DY ME 1.000.000 % JANE NON GRATA MENJEHERE MBAS SHKARKIMIT TE ILIRIT

  2. Qe kur u kthye Meta nga Amerika , e ka qepur gojen.
    Kurse sot po flet me superlativa per qeverine.

    Eh Amerika osht nona . ( ka thene nje kementues ketu)

  3. Ilir Meta i dha votat Rames me ate sjelljen i tij prej injoranti 2 jave para votimeve , kete gje po ben edhe SB e them me keqardhje por eshte e vertet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu