• |
ide | kryesore

Helmimi i dasmorëve në Durrës, pranga për kuzhinierin dhe pronarin e restorantit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohen dy persona pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës, ku disa dasmorë përfunduan në spital. Sipas burimeve zyrtare nga policia, janë arrestuar pronari i restorantit dhe kuzhinieri, ndërsa mësohet se numri i të helmuarëve nga ushqimi është 5.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Pajtim Kacani, 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe Bledar Hasa, 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia e Durrësit.



1 Comment

  1. Pse nuk arrestoni dhe dasmoret?!tyyttt injorante.Ne fillim duhet te marrin pergjegjesine ata qe punojne ne shtet qe merren me shendetin publik dhe e kan per detyre te jene ne pune dhe jo kafeneve.Po te kete ligje, rregull dhe pune nga departamenti i shendetit publik, nuk kan nevoje te vdesin apo helmohen njerezit si dele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *