• |
ide | kryesore

Kontrollet rrugore në Tiranë, 76 shoferë të ndëshkuar (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg -Tuneli i Krrabës -Teg dhe kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Në vetëm pak orë monitorim sipas policisë janë kapur 76 persona që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore përgjatë fundjavës.

Kontrolle me radar në aksin Sauk-Teg -Tuneli i Krrabës -Teg dhe kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri 159 km/h , rrezik potencial për aksident rrugor, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 4 muaj. Janë ndëshkuar me masë administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, 18 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 120 km/h deri në 127 km/h.

Kontrollet kanë vazhduar në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit 15 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj 24 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.28 mg/l.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Shijoje fundjavën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

#ThuajStopSjelljesAgresiveGjatëDrejtimitTëMjetit

#ThuajJoAlkoolitNeTimon

#BashkohuEdhePërSigurinëRrugore



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *