• |
ide | kryesore

Basha i hakërrehet Lindita Nikollës “Të të vijë turp, merr urdhra nga ai që duhej të ishte në burg”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha është shfaqur nervoz në seancën e sotme në parlament. Me Berishën e ulur disa vende pas tij dhe me shumicën e Ramës në krahun e djathtë, në anën tjetër të sallës së parlamentit, Basha ia ka nxjerrë të gjithë inatin Lindita Nikollës, kryetares së re të parlamentit.

Kjo e fundit ra menjëherë dakort të ndryshonte rendin e ditës me propozimin e Taulant Ballës që kërkoi kohë për t’u koordinuar me PD për emrat e deputetëve në komisionet parlamentare. Në momentin që Nikolla u shpreh pro propozimit të Ballës, kreu i PD-së u çua në këmbë duke i bërtitur “Si nuk të vjen turp? Ke rënë dakort për rendin e ditës dhe e ndryshon, se të tha ai (Taulant Balla). Merr urdhra nga një njeri që duhej të ishte në burg tani”.

Pas kësaj, kreu i PD-së Basha është ngritur në këmbë dhe ka braktisur sallën e parlamentit.

Nga ana e Partisë Socialiste nuk i janë përgjigjur. Por siç tha Taulant Balla, tani PD duhet të koordinohet me PS për emrat e deputetëve në Komisionet Parlamentare.



7 Comments

  1. ahahah…
    Sa qesharak.
    Donte te dilte nga salla ne menyre demostrative dhe gjeti nje preteks komplet idjot. Shfryu mbi Linditen per nje ceshtje qe i leverdis me shume PDs se PS.

    “”” Taulant Ballës që kërkoi kohë për t’u koordinuar me PD për emrat e deputetëve në komisionet parlamentare. “””
    O lulush , po behesh gazi i botes. Ne kete rast ai ‘qe duhet te ishte ne burg’ po kekon qe te bini dakort PD-PS per komisjonet parlamentare.

    Bravo , kjo eshte opozita qe kerkojme. Ka shume ceshtje per te cilat duhet te ngresh zerin , por po e ngre per cic-mice.

  2. E ka fjalen per Damian Gjiknuri. Ne burg do shkoje se shpejti, pavaresisht se Edi e morri nen mbrojtje me falsifikim te dokumentave amerikane nuk e kruan dot bythen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *