• |
ide | kryesore

Berisha zbulon bisedat sekrete me Bashën: I thashë “O Lul..”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar 2 biseda me kryetarin e PD-së Lulzim Basha për çështjen e shpalljes së tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


“Erdhi dhe më tha njëherë pas vendimit që “më ka thënë ambasadorja që se ne i kemi çuar fjalë Berishës që po përgatitej kjo dosja e “non grata”.


“E ka dit Berisha” i kishte thënë ambasadorja sipas tij. Dhe unë i thashë: “Ore Lul unë nuk e kam dit”.

Ma tha dhe një herë tjetër. Atëherë i thashë: “Ore meqë po ma thua prapë këtë, po të them. Më kanë ardhur 2 njerëz dhe më kanë thënë që po punohet për këtë punën e “non grata” dhe njëri prej tyre më tha që po punon edhe Lulzim Basha kundër teje. A ta besoja unë këtë? Këtë i thashë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Kjo eshte gjuajtje me sponde per Bashen. Berisha po paguan fajet e tij. Se pari eshte vete Berisha qe legalizoi pazarin politik. Se dyti, e ka shkelur vete statutin e PD me shume se nje here. Se treti dhe me e rendesishmja, perkrahu nje person si Basha i cili genjen edhe per oren dhe duhej ta dinte se Basha do e shiste, ne fund te fundit ai ka shitur qindra mijra demokrate dhe te mos shese Berishen. Por shitja e Berishes ka nje kuptim tjeter. Ndoshta Berishes ia kane dhene Bashen prr t’u kthyer ne pushtet ne 2005 me kushtin qe t’i dorezonte PD-ne, ose Berisha ka patur nje dosje per Bashen, sic ka patur per shume te tjere nderkohe dhe e shantazhonte me ate dosje, dosje qe duhet ta kene edhe amerikanet dhe Basha ka zgjedhur me te fortin. Mundet qe te jene te dyja mundesite bashke. Gjithsesi, po te drgjosh Berishen arrin ne konkluzionin se Basha ka marre fund politikisht, nderkohe qe po te ishte Berisha ne krye te PD, pavaresisht moshes dhe pavaresisht se nuk ka cfare te jape me per vendin, Rama nuk do rrinte ne pushtet me shume se gjashte muaj.

  2. Sipas amerikanëve, Berisha është hequr për korrupsion, sepse korrupsioni përbën rrezik për strategjinë e SHBA. E provoi edhe Afganistani, një qeveri që e mbështetën për 20 vite, bënte korrupsion, tani erdhën talebanët dhe e kanë çuar autoritetin e SHBA në fund të këmbëve. Por, unë mendoj se edhe ata janë në teatër, si këta të tjerët. Sepse, nëse do të kishin vërtet hallin e korrupsionit, nuk do të merreshin vetëm me Berishën. Mua sot më rezultojnë të gjithë të lidhur me Edi Ramën dhe po bëjnë korrupsion me të. Niveli i korrupsionit sot në Shqipëri është shumë i madh, ndaj lind pyetja “Vërtet këta amerikanët e kanë me vërtet kur thonë se korrupsioni përbën rrezik?” E shpallën ‘non grata’ dhe nuk i thonë arsyet. Ky është rrezik për të gjithë, për Lul Bashën nesër. Ky i fundit e mori këtë vendim, pasi ishte i kërcënuar, se dhe ai mund të shpallej ‘non grata’. Në këtë Shqipërinë tonë ka 60 mijë fëmijë në 10 vitet e fundit, që prindërit i çojnë në Itali, Angli, etj. dhe janë zhdukur, për t’i shpëtuar nga Shqipëria, ndërsa ne shpëtokemi afganët. Ne jemi vendi që ka kërkesat më të mëdhaja për azil se çdo vend tjetër në Evropë. Kjo është një hipokrizi shumë e madhe dhe e quaj turp që amerikanët pranojnë, që në vend që të thotë se ky është një vend i varfër dhe ka 100 probleme, nuk kemi pse t’i përdorim, e bëjnë shembull. Është një maskaradë që bëhet ndaj popullit shqiptar nga një pakicë që ka pushtetin këtu dhe jashtë.

  3. arroganca me të cilën i bënte këto gjëra ishte frymëzuese për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani është flakë kashte për t’u dukur se nuk ka ikur akoma nga Presidenca.

    Është pak a shumë si diferenca mes Sali Berishës para dy vitesh, që me një të lëvizur të dorës nxirrte grupin parlamentarë të PD nga Kuvendi pa e pyetur Lulzim Bashën, dhe Sali Berishën e sotëm, që duket si plak i vetmuar rrugëve, që gjuan me gurë makinën e Lulzim Bashës.

  4. Dosjet që i janë afruar Bashës nuk janë të panjohura nga ai. Nuk kanë të bëjnë me Soros dhe sorisianë, që po shfaqen nga fryma berishiste si një sekt që drejton gjithë botën. Nuk kanë të bëjnë as me Kosovën. Naivët mund të mendojnë se Berisha e shpëtoi Kosovën nga ndarja, ku desh e çoi politika amerikane. Kosovës nuk i ndryshon asnjë centimetër pikërisht nga Shtetet e Bashkuara e jo nga përrallat e politikës në Tiranë apo në Prishtinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu