• |
ide | kryesore

Gjykata rrëzon kërkesën e mjekut Edvin Prifti

-Instant, Arkiva



Gjykata e Posaçme rrëzoi për të disatën herë kërkesën e mjekut Edvin Prifti për ndryshim të masës së sigurisë “Pezullim nga detyra”.
SPAK zgjati me 6 muaj hetimet për Priftin, ndaj të cilit ka ngritur akuzën e “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave”.
Një ditë më parë, u raportua se Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish gjyqtaren e Krujës të vënë nën akuzë për korrupsion, e cila u arrestua në shkurt të këtij viti.
Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin e gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish gjyqtares.
Kujtojmë se ish-gjyqtarja e Krujës u arrestua nga SPAK pas operacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, teksa po lironte një tjetër të dënuar.
Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, eksperti shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale lironin të dënuarit.
Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Hekuran Billa.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Hoxhën më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm.
Hoxha ka kërkuar 8 herë ndryshim të masës së sigurisë dhe lirimin e saj, ndërkohë që secila prej tyre është rrëzuar.



1 Comment

  1. Dr Edvini. U shpreve qe do largoheshe nga Shqiperia, pasi ktu te akuzuan padrejtesish. Ti duhet te merje vetem medalje dhe lavderime. Ik sa pa te dal boja. Mjek i mire e i ditur ste vlersoj une, por ik e kapu ne Gjermani apo shtet tjeter me ate shume parash informale dhe e shofim karrieren tende. Ik e veri taksa popujve te pasur se fukarenjt boll i tallet dhe i shtyt. Plehra u bet trima ju plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *