• |
ide | kryesore

Mes talebanëve, plas lufta për pushtet: Përleshje në Pallatin Presidencial

-Instant, Lajme, Planet



Ka pasur përplasje të forta mes liderëve talebanë vetëm pak ditë nga krijimi i qeverisë së re të Afganistanit. BBC thotë se mbështetës të dy fraksioneve rivale janë përleshur me njëri-tjetrin në pallatin presidencial në Kabul. Sherri ka nisur prej një debati se cili prej tyre ishte ai që siguroi fitoren më të madhe ndaj SHBA-së dhe si duhet të ndahej pushteti në kabinetin e ri qeveritar.

Talebanët vetë i hodhën poshtë të tilla pretendime, por BBC citon burime pranë tyre vetë për lajmin e përcjellë prej saj. Grupi militant e mori kontrollin e vendit muajin e kaluar e që prej atëherë, e ka shpallur Afganistanin “emirat islamik”. Ekzekutivi i tyre i ri përbëhet vetëm nga meshkuj kryesisht, figura të njohura mes talebanëve disa prej të cilëve kanë ndërmarrë dhe sulme kundër SHBA-së gjatë dy dekadave të pushtimit amerikan atje.

Përplasjet e fundit dolën në pah pasi bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar, u zhduk për disa ditë. Pas kësaj, ai ka pasur një përplasje verbale me Khalil ur-Rahman Haqqani – ministër për refugjatët dhe figurë e rëndësishme brenda grupit Haqqani – e më tej, mbështetësit e tyre janë rrahur me njëri-tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *