• |
ide | kryesore

Iu ofroi ndihmë 17 emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin kundrejt pagesës, arrestohet 34-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për dhënien e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S. B., banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 15.09.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të lartpërmendura, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18.07.2021, ku 34-vjeçari kur ka konstatuar se ishte nën ndjekjen e policisë, ka braktisur mjetin furgon tip “Benz”, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në Pogradec, brenda të cilit u gjetën 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 250 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *