• |
ide | kryesore

Priyanka Chopra u kërkon falje publike fansave

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Priyanka Chopra, u ka kërkuar së fundmi falje fansave  të saj pas pjesëmarrjes në “The Activist.

Shfaqja e prodhuar nga CBS, “Global Citizen” ishte menduar të ishte një reality show pesë-javor ku aktivistët promovojnë kauzat e tyre, me suksesin përmes angazhimit në internet dhe kontributit të tyre. Mirëpo, Pryanka dhe drejtuesit e tjerë Usher dhe Julianne Houge u përballën me kritika të ashpra nga ndjekësit të cilët u shprehën se performanca e aktivistëve ishte e dobët dhe jashtë kontekstit.Në një deklaratë në Instagram, Chopra kërkoi falje për zhgënjimin e fansave dhe shpjegoi qëllimet e saj  në lidhje me shfaqjen. “Unë jam e prekur nga reagimet tuaja gjatë javës së kaluar. Në thelbin e tij, aktivizmi ushqehet nga shkaku dhe pasoja dhe kur njerëzit mblidhen për të ngritur zërin për diçka, gjithmonë ka një efekt. Më vjen keq që pjesëmarrja ime në të, zhgënjeu shumë prej jush. Synimi ishte gjithmonë të tërhiqja vëmendjen tek njerëzit që qëndronin pas ideve dhe të nënvizoja veprimet dhe ndikimin e kauzave që ata mbështesin pa u lodhur”, rrëfeu aktorja.Gjithashtu ajo zbuloi se këtë herë shfaqja do të vij me një format të ri i cili do të nxjerrë në pah aktivistët dhe kauzat e tyre pa aspektin e konkurencës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *