• |
ide | kryesore

Kosovë/ 11 humbje jete dhe 259 raste të reja me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftojnë se 11 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 259 raste të reja të infektimit.

“Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183. Në total numri i rasteve aktive është 11.862”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës. Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *