Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë “Foltoren” e radhës në qytetin e Fierit. Pas takimit me demokratët në Tiranë, Berisha duket se ka vendosur që takimin e radhës ta mbajë ditën e martë në orën 18:00, pranë ish-Universitetit “Ufo”.
“Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier: “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme!” – shkruan Berisha.
Ky takim vjen pas atij të mbajtur në Tiranë ditën e enjte.
Pas vendimit të kryetarit Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së, Berisha ka nisur një aksion, duke paralajmëruar një referendum me 1500 firma të Kuvendit Kombëtar. ©LAPSI.al
e vare veten me litare o Dino….!
te rroj partia
na cave karin, shko o trap dil ne pension