Një muaj më parë qielli blu i Kabulit ishte i mbushur me balona shumëngjyrëshe dhe qyteti gëlonte nga zërat e fëmijëve që luanin të shkujdesur. E tërë kjo panoramë ndryshoi, kur kryeqyteti afgan u pushtua nga talebanët. Mësymja agresive e tyre zgjati disa javë, e një e nga një qytetet filluan të bien teksa ushtria dorëzonte frontet ose arratisej pa shumë rezistencë. Grupi militant përfundimisht hyri në Kabul pasi ish-presidenti Ashraf Ghani dhe shumica e kabinetit të tij u larguan.
Më shumë se 100,000 njerëz arritën të largohen nga vendi, të evakuuar përmes aeroportit ndërkombëtar ndërkohë ata që kanë mbetur janë të detyruar të përballen me një realitet të ri, krejt të pasigurt.
Dyzet vite lufte kanë shkatërruar Afganistanin, duke shkaktuar vetëm vuajtje, vdekje dhe varfëri të tejskajshme. Pas më shumë se dy dekadash talebanët u kthyen në pushtet, duke korrur një fitore që për ta simbolizon jo vetëm zotërimin e atdheut, por edhe mposhtjen e Amerikës. Në një nga muret kryesore të Kabulit është shkruar një parrullë që lexon: “Kombi ynë, me ndihmën e Zotit, ka nënshtruar Amerikën”. (Sllogani i shkruar në muret e Kabulit)
Përgjatë viteve populli afgan ka fituar pak, por humbjet nga ana tjetër janë të mëdha. Janë të shumtë banorët që janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe punët e tyre, për ta këmbyer të gjithë këtë me një të ardhme si refugjatë në kontinentin e Europës apo Amerikës. Megjithëse askush nuk dëshiron të largohet nga atdheu i vet, afganët nuk mund ta imagjinojnë përsëri jetesën nën sundimin e talebanëve, pasi ende e kanë të freskët brutalitetin e treguar nga grupi militant në vitet 1996-2001.
‘Emirati Islamik’ ende nuk ua ka mohuar arsimimin grave, por me formimin e një qeverie të re të përkohshme detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me udhëheqjen e ardhshme të vendit. Kështu është vendosur që gratë nuk duhet të studiojnë me burrat dhe muzika është shpallur e jashtëligjshme. Është rihapur Ministria për përhapjen e virtytit dhe parandalimin e veseve. Dikur kjo ministri identifikohej si një zbatuese e rreptë e ligjit të sheriatit.
Sa i takon gjendjes në kryeqytet, talebanët janë parë duke shëtitur në sheshet kryesore, duke vizituar kopshtin zoologjik dhe parqet argëtuese, kurdoherë me armën në sup. Ata qëndrojnë në grupe dhe bëjnë selfie së bashku, të ngazëllyer teksa eksplorojnë qytetin.
Flamuri i Afganistanit është zëvendësuar me emblemën e bardhë të “Emiratit Islamik”.
Gratë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të ri në shumë pjesë të qytetit, duke kërkuar të drejta për punë dhe arsim. Disa protesta kanë degraduar në dhunë fizike, kur luftëtarët talebanë kanë rrahur gra në turmë, ndërsa gazetarë janë arrestuar dhe fshikulluar.
Banorët e Kabulit tanimë nuk shqetësohen për shpërthime apo bombat e vrasjem por kritike për jetesën e tyre është bërë rritja e nivelit të varfërisë. Në tregjet kryesore të Kabulit, gratë shpesh shesin arin e tyre, për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. (e ilustruar në foton poshtë)
Paralajmërimin se shteti do të vijojë të zhytet në skamje e ka dhënë edhe Oganizata e Kombet e Bashkuara që parashikon se afro 97% e afganëve do të varfërohen brenda mesit të vitit të ardhshëm. Me largimin e trupave amerikane dhe të NATO -s, pjesa më e madhe e ndihmave është zhdukur, megjithëse donatorët e OKB-së kanë premtuar se do të japin shtesë edhe 1 miliardë dollarë fonde.
Në periferi të Kabulit jeton 62-vjeçarja Aisha Nawabi, një grua që e mban mend mirë regjimin e mëparshëm të talebanëve.
“Sigurisht që ata nuk kanë ndryshuar,” thotë ajo. Nawabi është e shqetësuar, por jo e pashpresë. Ajo pranon se përgjatë dekadave të fundit Afganistani ka ndryshuar. Naëabi beson se qasja në arsim dhe teknologji është rritur dhe vendi është hapur.
“Këtë herë gratë nuk do të përulen. Kësaj radhe ato do të luftojnë për një të ardhme më të mirë, “tha Nawabi.
BURIMI: THE GUARDIAN
Sali Berisha, besoj, është mjeku që ka më shumë fotografi me “bllokmenët”, me Hysni Kapon, me Simon Stefanin, me familjarë të E. Hoxhës dhe tani bërtet kundër tyre! Atëhere, përse e kriminalizoi Sali Berisha skenarin, kur ata që do të linin pushtetin, së pari, nuk ishin kundër ndryshimit të sistemit dhe, së dyti, ata vetë e vendosën në krye të asaj partie? Ja, përse dyshohet për Berishën! Ai përherë provokonte dyshimin. Ky njeri, mbartës i aq shumë veseve, i pabesë, pa ide e parime, shpifës etj., shkatërroi gjithçka: ekonominë, ushtrinë, arsimin, Akademinë e Shkencave, drejtësinë, territorin etj.
dita e keqe për Sali Berishën erdhi, duke ndarë Lulzim Bashën prej tij. Operacioni amerikan ishte shumë i thjeshtë. SHBA kuptoi se turbullirat në PD, refuzimet e PD për qëndrimet amerikane, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve, ishin pikërisht manovra të Sali Berishës për të mbajtur nën kontroll PD për interesa të tij, duke përdorur Lulzim Bashën si figurant. Atëherë ata ndërhynë pikërisht tek ky detaj, duke ndarë Sali Berishën nga Lulzim Basha, dhe duke e ndëshkuar atë familjarisht.