• |
ide | kryesore

3 tonë heroinë afgane sekuestrohen në Indi

-Instant, Lajme, Planet



Ndonëse talebanët ishin angazhuar që heroina nuk do të ishte më pjesë e Afganistanit, krejt e kundërta raportohet pas një operacioni të policisë indiane. Një sasi prej 3 tonelatash heroinë afgane është sekuestruar së fundmi në portin e shtetit Gujarat, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte një shifër prej 2.7 miliard dollarësh.

Ngarkesa e kishte origjinën nga Afganistani, por më pas ajo ishte ngarkuar në anije nga Irani, për t’u kapur në Mundra të Indisë. Autoritetet indiane të inteligjencës kishin marrë më herët informacion për sasinë e madhe të herionës që ishte nisur nga porti i Abbas në Iran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *