• |
ide | kryesore

Tensioni në kufirin Kosovë-Serbi/ Borell telefonon Kurtin dhe Vuçiçin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
marrëveshje



Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet, ndërsa ka ftuar ato që ta përdorin dialogun si platformë për të adresuar çështje dhe zgjidhur ato, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat.

Qeveria e Kosovës të hënën ka vendosur reciprocitet të targave ndaj Serbisë dhe tani e tutje qytetarët që vijnë nga Serbia për të hyrë në Kosovë duhet të vendosin targa të përkohshme njëlloj si qytetarët nga Kosova kur hyjnë në Serbi.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i tha “Koha Ditore” se BE-ja pret që Kosova e Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon, ndërsa ka treguar se po punohet aktivisht në gjitha nivelet për t’iu adresuar kësaj çështje.

Ai ka treguar se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kontaktuar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për këtë çështje.

“Ne kemi thënë se liria e lëvizjes është gurthemel i Bashkimit Evropian. Si e tillë, ne presim që Kosova dhe Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon. Ne vazhdojmë të monitorojmë vazhdimisht në terren dhe i bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen, të përmbahen nga veprime e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë menjëherë tensionet. Jemi duke punuar aktivisht për t’iu adresuar situatës në të gjitha nivelet.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka kontaktuar si me Vuçiqin ashtu edhe kryeministrin Kurti mbrëmë, dhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak është ende në Beograd duke vazhduar punën me të dyja palët.

Ne i bëjmë thirrje dyja palëve që të përdorin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat. Ne jemi të gatshëm të presim një takim në Bruksel në çdo kohë”, – ka thënë Stano në përgjigje për “Koha Ditore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *