• |
ide | kryesore

Komisionet online/ Balla:Kanë qenë edhe më transparente se mbledhjet fizike

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur i vendosur për të mos ndryshuar vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve, që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të jenë online. Në një prononcim për mediat Balla është shprehur se mbledhjet e rëndësishme do të zhvillohen fizikisht, teksa ka theksuar gjithashtu se ka patur raste që mbledhjet online kanë qenë më transparente se ato fizike.

“Do ketë komisione online dhe do ketë edhe mbledhje të rëndësishme që do futen në sallat e vetme që plotësojnë kriteret e distancave. Si në sallën e Kuvendit. Opozita të gjejë gjëra ët tjera. Ju e keni parë dhe vetë që ka disa mbledhje online të cilat kanë qenë më transparente se ato fizike. Në shqyrtimin e buxhetit mbledhja do të jetë fizike tradicionale. Nëse ka seanca të rëndësishme do mblidhemi jo online. Por në një punë normale sikur zhvillohet në asamble në Francë apo në Bundestag është e njëjta gjë. Ramë dakord me propozimin tim që duhet vaksinim i detyrueshëm për deputetët. Kam gjetur dakordësi. Afati i dy dozave është përcaktim i ekspertëve. Nuk e di ku e kanë dëgjuar se Shqipëria nuk qenka në kushte të jashtëzakonshme për pandeminë. Ne kemi një numër të lartë infektimesh në dit ë dhe kemi disa humbje jete. “ tha Balla.

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka patur përplasje mbi mënyrën e mbledhjes së Komisioneve, teksa partia opozitare më e madhe, PD ka qenë kundër zhvillimit të tyre online.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *