• |
ide | kryesore

ONM pro zgjatjes së mandatit të KPK: Është domosdoshmëri për të përfunduar vettingut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e përshëndet nismën e mazhorancës për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që t’i zgjatet mandatin kushtetues Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vijimin e procesit të Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.

ONM në një deklaratë për mediet, të publikuar edhe në faqen zyrtare të Prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë, nënvizon domosdoshmërinë e shtrirjes së afateve kohore të KPK-së dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë.

Sa i përket afateve të sakta, ONM thotë se këtë duhet të bëjnë vetë autoritetet shqiptare, në konsultim me Komisionin e Venecias.

“Në përputhje me mandatin e monitorimit që i është dhënë ONM-së nga Kushtetuta e Shqipërisë, ONM konsideron se është me rëndësi parësore që të përfundojnë të gjitha rastet e verifikimit në pritje në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit. Për të arritur këtë rezultat, është e nevojshme një zgjatje e kufizuar në kohë e mandatit kushtetues të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Institucionit të Komisionerëve Publikë. Kjo do t’i lejojë dy organet të përfundojnë të gjitha rastet në të cilat ka filluar hetimi. Është në kompetencën e autoriteteve shqiptare të përcaktojnë afatet e sakta të një shtrirjeje të tillë, në konsultim të ngushtë me aktorët përkatës, përfshirë Komisionin e Venecias”, thuhet në reagimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.



4 Comments

  1. Asnje shtyrje afati,zero !Eshte parashikuar ne ligj dhe afatet e kesaj administrate vetuese dhe vendimmarrja e saj ka qene politike,ne sherbim te saj,ne sherbim te Partise dhe edvin rames !ONM ka qene thjesht shtojce e Partise Socialiate ka goditur kedo nga plangprishesit e saj !
    Asnje bashkpunim me mafian e drejtesise qe eshte vene ne sherbim te edvin rames dhe bandes mafioze nderkombetare !!!!

  2. Normal qe po. Me 15 mije euro ne muaj qe merrni ju te ONM ne rregull jeni. Pa llogarit edhe qejfet e tjera qe i dini vete ju. Ne fund populli shqiptar do i paguaje edhe milionat qe po merrni ju. Krijoni mjegull e zgjasni kontratat e punes tuaj pa vari leshte kushtetutes shqiptare.

  3. Ku vihen ne diskutim vendimet e qeverise “A…fghano…” per… thote L-ja…
    Edhe B-ja tek news 24 nuk lejon biseda kunder…
    Problemi ishte a jane dakort perfaqesuesit e onm-se…, edhe kjo u zgjidh…
    Pffffffffffffffffffffffffffffff
    Mjerim pa fund…

  4. Keta ONMja mire se te qine po ta lene edhe brenda. Edhe ne fund te urojne Enjoy the cream pie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *