• |
ide | kryesore

Situata në Veri/ Vuçiç pyet BE-në dhe NATO-n: Deri kur do të durojmë dhunën e Albin Kurtit?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti, Vuçiç



Vazhdojnë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Ditën e sotme qarkulloi një lajm nga një media serbe se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrahur tre banorë serbë në vendkalimin kufitar në Bërnjak. Ky lajmi cili u përgënjeshtrua nga policia e Kosovës ka “inatosur” presidentin Vuçiç. Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiç tha se është i shqetësuar pasi ka parë lajmin.

“Ashtë çështje për NATO-n dhe për BE-në pse e lejojnë atë. Ne u treguam atyre qartë se cilët janë kufijtë dhe deri në çfarë mase do të durojmë dhunën e Albin Kurtit dhe forcave të tij. Këtë e dinë evropianët dhe amerikanët, ne e kemi thënë me shumë saktësi. Dhe e kemi thënë shumë saktësisht se cilat janë lëvizjet tona dhe në çfarë radhe po shkojnë”, u tha Vuçiç gazetarëve pas samitit demografik në Budapest.

Ai gjithashtu theksoi se “përpjekjet e reja për të rrezikuar ose përndjekur fizikisht serbët nuk do të ndodhin”.

Presidenti serb gjithashtu tha se është mirë që ende vlen Marrëveshja e Brukselit dhe shtoi se nesër pret mbajtjen e takimit urgjent të Ekipit Drejtues rreth Bashkësisë së Komunave Serbe.



2 Comments

  1. Sa ma tha edhe Svetllana me shume saktesi…ose takon ne fund fare tha ose do ma kafshoj

  2. Ky ka te drejte te flase keshtu sepse edi Rama, njesoj si paraardhesi idhull i tij Enver hoxha, i ka lene te vetem Kurtin dhe popullin e Kosoves te perballen me serbet. Po te dilte Rama dhe gjithe faktori shqiptar ne mbrojtje te Kosoves edhe ky do belbezonte ndryshe. Per me teper qe me shtetin narkotrfikant e pa breke qe ka ndertuar, Rama e ka ulur shume fuqine e zerit te Shqiperise. Vete ben marreveshje per levizje te lire nderkohe qe s’ka kufi me Serbine dhe le kosovaret (te cilet perballen drejtperdrejt ne kufi) ne balte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *