• |
ide | kryesore

Kompania farmaceutike amerikane prezanton antibiotikun kundër Covid-19/ “Do shënojë fundin e pandemisë”

-Instant, Arkiva, Planet



Provat e fundit klinike ishin pozitive, sa i përket trajtimit të COVID-19 me antibiotikë, shkruajnë mediat greke. Pilulat e zhvilluara nga kompania farmaceutike amerikane Merck, thuhet se do të trajtojë me sukses të infektuarit me COVID.

Ky ilaç duket se pengon me sukses përsëritjen e ARN-së të shumë viruseve, përfshirë koronavirusin e ri, si dhe ato më të vjetra si SARS-CoV-1 dhe MERS.

Kur koronavirusi riprodhohet, ai bën një kopje të ARN-së së vet, por ky ilaç pushton ARN-në e re, duke e udhëzuar atë që të vetëshkatërrohet, duke e çuar virusin në vdekje dhe duke pastruar trupin e njeriut prej tij.

Përfitimi i një prove të suksesshme të këtij ilaçi dhe atyre të bazuara në të njëjtën substancë është i madh: Kjo pilulë do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar shumicën e rasteve të sëmundjeve serioze, por edhe për të parandaluar mutacionin e virusit, pasi në thelb e detyron atë të pësojë mutacion, shkruajnë mediat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *