• |
ide | kryesore

“Debat i ashpër brenda PD-së”/ Reagon Shehaj: Ka përçarje brenda demokratëve

-Instant, Lajme, Të fundit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar në PD. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se debati i publikuar ka qenë i manipuluar dhe është shpërndarë qëllimisht në media. Më tej ai thotë se i është drejtuar liderit të PD-së duke i thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël dhe fatkeqësisht ka një përçarje të madhe.


Sipas deputetit, në këto kushte, agjenda e selisë blu s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.


“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura. Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike. Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, shkruan Shehaj.

 

9 Comments

  1. Nje njeriu kaq te ” ndershem ” sa ky tipi i call center eshte mekat ta akuzosh me kaq fjale kaq pak. Ky eshte gjakpirs dhe nuk ja lidhje me qenje humane ashtu si i trajton punonjesit e vet nder vite. Thjeshte te neveritet kur e degjon kete te flas. Mjer ky vend cfare zgjedh. Sa europian paskemi qene..

  2. Edhe Stalini do te kishte zili o i paemer 1554. Te pakten ai i ka lejket me djerse, po a sme thua Lulkuqja e Partise ku i beri leket, me cfare biznesi?

  3. Agron je shume i drejte sa per gjakpires ke ramen me vil 5 miljon euro e lulushin me 2
    Gezon respeket ne votusit e djatht
    Respekte

  4. Te Mjert ju, na jepni edhe leksion per stalin dhe lenin, ju nuk pranoni asnje mendim ndryshee te nje te panjohuri. Sa per djers ke te drejt me djeres i ka ven, po me djeres dhe gjakun e atyre qe paguhen as 150 mije leke ne muaj edhe duke i trajtuar si skllever jo qenie humane. Hajd ofendim te mbare njerez te ” medhenj” me medje te hapura

  5. Rrezoje Lul Basha-n o Gon, do te mbeshtesi e gjithe Shqiperia .. mos u tremb nga oligarket, thirr nje miting bashke me Salen dhe leri njerezit t’i japin zgjidhje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu