• |
ide | kryesore

Dakordësia Alibeaj-Balla për presidentin e ri/ Boçi: Vendim antikushtetues dhe tallës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të zhvilluara këtë mëngjes. Boçi është shprehur se Edi Rama është duke u tallur me Enkelejd Alibeajn duke i dërguar për takime Taulant Ballën. Më tej, deputeti demokrat e quajti këtë proces qesharak, ndërsa theksoi faktin se Alibeaj dhe bashkëshoqëruesit e tij nuk kanë asnjë lloj mandati nga partia apo grupi parlamentar i PD për të negociuar për presidentin e ri.

“Është tallja e radhës me procesin e presidentit dhe na vjen keq që niveli i diskutimit të jetë kaq qesharak dhe tallë. Negociatat duhet të jenë në përputhje me atë që përcakton Kushtetuta. Askush s’mund t’ia heqë të drejtën opozitës për të propozuar emrat e kandidatëve në 5 raunde. Ka një kontradiktë, pasi Alibeaj s’ka asnjë mandat të dhënë nga PD.

Nëse nuk respektohet Kushtetuta, ne do të shohim qëndrimet tona. Alibeaj nuk ka të drejtë të jetë përfaqësues i opozitës. Edi Rama po tallet me Alibeaj, duke i çuar Taulant Ballën për negociata dhe duke realizuar kështu një negociatë që ai do”, u shpreh Boçi.



3 Comments

  1. Te rrim shtrember e te flasim drejt.
    Ju te rrithemelimit keni shumicen ne baze.
    Por ne parlament nuk e keni ju shumicen ne grupin parlamentar.
    Kur te behen zgjedhjet e 2025. Ateher po, ju do e keni dhe grupin parlamentar.
    Keto jan ligjet, ashtu duhen zbatuar.
    Deshirat tuaja nuk kan vler.

  2. Boçi….. Rrini mire e mos u ndieni fare. Ju te Berishes, Rames ti lani kembet, e ti pini ujin.
    Se po ja dha truri, i fut zgjedhje te parakohshme. Dhe e dini vet ju se si dilni tani, keshtu si jeni. Atje ku keni koken s keni trupin.
    Prandaj them rrini urt e mos u ndjeni. Se do mari 2/3 e parlamentit. Dhe i ben ligjet si ti vij per mbare. Dhe i fut ndonje ligj per non gratat. Dhe do beni pastaj nja 4 kuvende te reja. Dhe s do gjeni derman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *