• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gruaja lakuriq bie nga ballkoni mbi një makinë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Në mediat ndërkombëtare ka bërë xhiro video e një gruaje që bie gjysmë e zhveshur mbi një makinë.

Ngjarja u regjistrua në Taipei të Kinës. Sipas të njëjtave burime gruaja ishte duke kaluar momente intime me të dashurin e saj në ballkon, por nuk dihet si është rrëzuar mbi një makinë të parkuar.

Incidenti ndodhi më 5 shtator dhe u fiksua nga kamerat e sigurisë. Menjëherë i ka shkuar në ndihmë i dashuri që e ka puthur dhe përqafuar.

Një dëshmitar tha se “ishte duke kaluar për në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Nuk e pashë të binte, por dëgjova zhurmën. Një burrë shkoi me shpejtësi dhe e ndihmoi”.

Gruaja u dërgua në spital ku u diagnostikua me një dëmtim të lehtë të shpinës dhe u detyrua të qëndrojë për disa javë e shtruar. Tani thuhet se është në gjendje të qëndrueshme.

Çiftit gjithashtu i është dashur të paguajë dëmin për makinën, e cila i përket një fqinji që jetonte në bllokun e apartamenteve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *