• |
ide | kryesore

Kurti flet për takimin me komandantin e KFOR: S’kam informacion për ndërhyrje në veri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për takimin e tij me Komandantin e KFOR lidhur me situatën në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kurti zbuloi për mediat se me komandantin janë vazhdimisht në kontakt dhe mohoi të ketë përgatitje për ndërhyrje nga KFOR.

Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se ata nuk marrin asnjë vendim pa u konsultuar më parë me Policinë. Po ashtu Kurti tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Nato-s, Jens Stoltenberg dhe Josep Borrell, ndërsa theksoi se janë të

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për takimin e tij me Komandantin e KFOR lidhur me situatën në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kurti zbuloi për mediat se me komandantin janë vazhdimisht në kontakt dhe mohoi të ketë përgatitje për ndërhyrje nga KFOR.

Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se ata nuk marrin asnjë vendim pa u konsultuar më parë me Policinë. Po ashtu Kurti tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Nato-s, Jens Stoltenberg dhe Josep Borrell, ndërsa theksoi se janë të hapur për bisedime.

“Diskutuam me komandantin e KFOR për situatën e  sigurisë. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, por të sigurisë. Unë dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa u konsultuar me policinë. Nuk kam informacion për përgatitje të ndërhyrjes së KFOR, kam biseduar dje edhe me Sekretarin e NATO-s dhe Borell. Jemi të hapur për bisedime. Në çdo moment që organizohet takimi do të shkojmë në Bruksel. Komandanti i KFOR është në kontakt edhe me kryetarët e komunave në veri të Ibrit. Në këtë mënyrë të rikthehemi në paqe dhe siguri të plotë. Bashkëpunimin e kemi jo të përditshëm por ndonjëherë edhe çdo orë. Qytetarët i ftoj për qetësi dhe durim. Institucionet janë  duke i kryer punët,” u shpreh Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *