• |
ide | kryesore

Mediat në Beograd: Rama sulmoi Serbinë në Prishtinë

-Instant, Lajme, Të fundit

Mediat në Beograd i kanë kushtuar rëndësi takimit të kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit sot në Prishtinë.  B92 shkruan se Rama sulmoi Serbinë nga kryeqyteti i Kosovës, duke thënë se serbët u mundën në fushën e betejës.


“Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi Serbinë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Ai akuzoi Serbinë se “po bën manovra teatrale në veri të Kosovës,” shkruan media serbe.


“Ai veprimet e serbëve në veri i quajti manovra teatrale, ndërsa përmendi gjithashtu se e ashtuquajtura qeveri. Kosova pagoi energjinë elektrike për serbët në veri.”

Më tej, media serbe shkruan se Rama tha se Kosova ka plotësisht të drejtë për reciprocitetin e targave me Serbinë, por gjithashtu se dialogu është zgjidhja e vetme për këtë çështje.

2 Comments

  1. Kot meren me Ramen, ai as te ashtu as te leshon. Jo po patriot jo po ballkan i hapur. Te dyja nuk shkojne. Per sorros jane ok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu