• |
ide | kryesore

Cilat janë produktet që po dëmtojnë lëkurën tuaj

-Instant, Paparazzi, Slider



E dini që shumë nga produktet tuaja të bukurisë mund të shkaktojnë më shumë probleme sesa efekte pozitive?

Nga hidratuesi i lirë tek kremrat për heqjen e qimeve, dermatologët, artistët e kozmetikës dhe ekspertët e kujdesit të lëkurës kanë bërë një listë për Femail ku përmbledhin produktet dhe përbërësit që ata gjithmonë u këshillojnë klientëve të shmangin.

Rimeli kundër ujit

Specialistja e kujdesit për lëkurën dhe bashkëthemeluesja e Katherine Daniels, Kirsti Shuba thotë se rimeli i qerpikëve që është i ndërlikuar për t’u hequr, si variacionet kundra ujit, mund të bllokojë folikulat e qimeve – gjë që mund të bëjë që qerpikët të bien.

Nëse ju pëlqejnë rimelët kundra ujit, atëherë duhet të investoni në një pastrues të mirë për grimin e syve, të krijuar posaçërisht për këtë zonë delikate, për t’u siguruar që të gjitha gjurmët të hiqen në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Kremi për heqjen e qimeve

Specialistja për kujdesin e lëkurës dhe ekspertja e heqjes së qimeve Sunny Choudhery thotë se kremrat për heqjen e qimeve mund të shkaktojnë acarim të panevojshëm në lëkurën tuaj për shkak të kimikateve të ashpra me të cilat përbëhen. Ajo tha se është shumë më mirë të zgjedhësh metoda si depilimi, që mund të shkaktojnë një pickim fillestar, i cili kalon shpejt.

Kremrat e diellit kundra ujit

Sunny Choudhery paralajmëroi edhe kundër formulimeve të kremit të diellit të papërshkrueshme nga uji, të cilat mund të çojnë në inflamacion dhe gjendje të tjera bakteriale të lëkurës.

Sunny tha: “Shmangni kremrat okluzivë të diellit. Këto formula janë të papërshkueshme nga uji dhe janë krijuar për të qëndruar në lëkurën tuaj gjatë gjithë ditës, megjithatë djersa bllokohet nën krem/locion dhe nuk mund të dalë. Djersa përmban baktere, të cilat mund të çojnë në nxehtësi me pickim, inflamacion dhe sëmundje të ndryshme bakteriale të lëkurës. Është më mirë të përdorni një krem normal dielli dhe ta riaplikoni gjatë gjithë ditës.”

Letrat e lagura të fytyrës

Dr Uliana Gout, themeluese e London Aesthetic Medicine tha: “Pecetat janë stresues mekanikë për lëkurën dhe shpesh të mbushura me parfume dhe ruajtës të tjerë që mund të shkaktojnë ndjeshmëri të lëkurës. Ne shpesh shohim skuqje dhe pickim në lëkurë, pas disa javësh përdorimi të letrave të lagura”.

Dr Ross Perry, Drejtor Mjekësor i klinikave të lëkurës Cosmedics, shtoi: “Pecetat e bebeve ose pecetat e fytyrës heqin vetëm një sasi të vogël grimi dhe papastërtish nga lëkura, në fakt gjithçka që po bëni është se po fërkoni grimin më tej në lëkurë. Fshirja është më mirë sesa të mos e lani ose pastroni fytyrën fare, por vetëm kjo nuk është e mjaftueshme nëse doni lëkurë të shëndetshme. Këshilla ime është që të zgjidhni pastrues të lëngshëm ose pastrues krem.”

Fondatinë me SPF

Dr Perry dhe MUA Joy thonë se të vendosësh fondatinë me SPF të shtuar është një gjë e mirë, por është e rëndësishme të kuptosh që vetëm kjo nuk do ta mbrojë plotësisht lëkurën tuaj.

“Unë gjithmonë i këshilloj njerëzit të zgjedhin një SPF me spektër të gjerë. Ju duhet të mbroheni nga rrezet UVB të cilat janë përgjegjëse për djegien nga dielli dhe melanomat, por edhe UVA e cila shkakton rrudhat dhe plakjen e parakohshme. Produktet e kozmetikës nuk kanë një SPF aq të lartë sa mund të ndryshojë formulën e fondatinës ose korrektorit që përdorni. Nëse fondatina juaj ka SPF, është mirë të aplikoni edhe një SPF të veçantë nën të.”

Buzëkuqët mat

MUA Joy tha: “Shmangni buzëkuqët mat në përgjithësi nëse keni buzë të thata, pasi natyrisht dëshironi të rrisni hidratimin. Nëse do të përdorni një buzëkuq mat, provoni së pari të aplikoni balsam për buzët (sigurohuni që balsami i buzëve nuk ka përbërës tharës, siç është alkooli).”

Dr Perry shtoi: “Buzëkuqët mat me të vërtetë mund t’i thajnë buzët duke çuar në buzë të dehidratuara dhe çarje të mundshme. Kjo ndodh sepse buzëkuqët mat i thajnë buzët, pasi thithin të gjithë lagështinë, veçanërisht ato që pretendojnë se zgjasin të paktën 12 orë.”

Eksfoliantët në formë scrubi

Sipas Joy, eksfoliantët në formë scrubi duhet të shmangen kur bëhet fjalë për fytyrën, sepse lëkura dëmtohet lehtë dhe fërkimi i ashpër mund të shkaktojë acarim ose inflamacion.

“Nëse do të përdorni një eksfoliant scrub, përpiquni ta përdorni butësisht, në sasi sa një monedhë, dhe përdoreni vetëm një herë në javë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *