• |
ide | kryesore

Vrasësi me plumb në kokë/ Pse tentoi vetëvrasjen 21-vjeçari pasi qëlloi Renean?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni i forcave speciale që çoi në kapjen e vrasësit të policit Saimir Hoxha ngre shumë pikëpyetje për mënyrën se si u zhvillua. Mësohet se 21 vjeçari Aldi Hoxha ka një plumb në kokë dhe sipas versionit zyrtar të ngjarjes ai ka qëlluar veten, në një tentativë për t’u vetëvrarë në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.

Fillimisht i riu është raportuar i vdekur, në media, por më pas policia njofton se ai është vetëplagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk është e qartë në çfarë kushtesh shëndetësore është Rama në spital.

Autori i vrasjes së efektivit të policisë, u dërgua fillimisht në Spitalin e Lezhës, por për shkak të plagëve të marra, është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Oficeri i Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha u vra mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Ishullit në Lezhë teksa po kryente një operacion kontrolli të territorit për kultivim kanabisi. Autori ishte brenda një makine me dy persona të tjerë, dhe më pas ka qëlluar në drejtim të patrullës së policisë.

Si pasojë, efektivi i policisë u qëllua me dy plumba në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Pas ngjarjes, Aldi Rama u largua nga vendngjarja ku forcat RENEA mundën ta lokalizojnë më vonë. Ai u rrethua nga forca të shumta policie të cilët e kontrollonin dhe me helikopter.

I riu ka tentuar të arratiset dhe në përpjekje e sipër për t’i ikur policisë ai ka qëlluar me armë kundër helikopterëve që e kërkonin nga ajri. Kur ka parë se rrethimi është ngushtuar dhe nuk kishte asnjë mundësi të largohej, policia tha se i riu qëlloi veten me një plumb në kokë.



2 Comments

  1. Ne pidh te semes shkoft ky rrugaç hajdyt drogaxh nenekurve..por faj kadhe shteti dhe shoqeria qe i rreklamojne keta legena !

  2. Edhe po e ka qelluar policia mire kane bere te vdesi ky ropq*r hashashi qe ka lene 2 jetim me ate robin e shkrete qe e keputi ne lule te jetes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *