• |
ide | kryesore

Mësuesja ndërron jetë në spitalin e Pogradecit, familjarët akuzojnë mjekët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 46-vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit.


Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.


Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46-vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses.

Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

2 Comments

    1. Nuk e thone Dr.Mortjet … ata qe te flasin me siguri absolute per dobine e vaksines dhe sigurine e saj qe as vete ata qe e kane prodhuar nuk mbajne pergjegjesi per asgje dhe pastaj per kete te shkreten nuk japin asnje informacion se per cfare ka nderruar jete! Sapo plasi zyrtarisht skandali i punonjesve te OBSH ata qe shpiken Plandemine , nga ku keta 80 monstra punonjes te OBSH jane nen hetim per perdhunime dhe abuzime seksuale me grate ne Afrike kur kane qene per fushate vaksinimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu